Para pak ditësh Star Plus denoncoi aktin e turpshëm që i është bërë varrit monumental të Kolë Idromenos i cili ka pësuar dëmtime brutale si nga dora e njeriut por edhe nga faktori kohë si shkak i një pune amatoreske që është bërë për restaurimin e këtij varri

.Mark Zadeja i cili i ka kushtuar një rëndësi të vecantë jetës dhe veprës së Kolë Idromenos duke botuar edhe libër për të thotë se varri i Kolë Idromenos është keqpërdorur ndërsa restaurimin e tij e quan fatkeqësi.

Nëse nuk vë dorë shteti , Mark Zadeja thotë se është i gatshëm që sëbashku me një grup shokësh të kontribuojë për ta bërë nga e para rastaurimin e këtij varri ashtu sic Idromeno e meriton .R

estaurimi i varrit në nëntor të 4 viteve më parë ishte një punë jo bindëse e cila tani është e dukshme, duke nxjerrë në pah dëmtimet që i janë bërë këtij varri.

Kolë Idromeno ishte piktor, fotograf, skulptor dhe arkitekt që jetoi në vitet 1860-1939. Shumë ndërtesa publike mbajnë autorsinë e tij