Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e cilëson krim dhënien e 390 lejeve të ndërtimit për një vit në Tiranë.

Duke komentuar deklaratën e ekspertit të ekonomisë, Pano Soko në “A show” në Neës24, i cili tha se Veliaj e shpalli veten si “rekordmenin e lejeve” për 2018, me 390 të tilla, Vasili kujton premtimin se nuk do të jepnin asnjë leje për 4 vite.

“390 leje ndërtimi vetëm në 2018,pra vetëm në një vit, nga Bashkia e Tiranës. Çfarë krimi?!! Thanë se nuk do të jepnin as edhe një leje të vetme për 4 vjet. Çfarë mashtruesish?!!”, shkruan Vasili.

Vasili