Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka dalë haptazi kundër ambasadorit të BE, Luigi Soreca dhe ndaj Reformës në Drejtësi. Një ditë më parë Soreca në një intervistë për Euronews deklaroi se Reforma në Drejtësi është perla e Shqipërisë, ndërsa Vasili i LSI nuk bie dakord me këtë qëndrim të Sorecës.

Sipas nënkryetarit të LSI, Reforma në Drejtësi është një dështim, një kapje dhe e degraduar, ndaj e këshillon Sorecën që ta shohë këtë reformë me syrin e 83 përqind të shqiptarëve. Më pas Vasili hedh sulme ndaj Sorecës duke thënë se ambasadori nuk paguhet për të lënë Shqipërinë jashtë BE.

“Reforma ne drejtesi,u kap,u zhbe dhe degradoi ndaj emrin e ka deshtim dhe jo perle!? Ambasadori Soreca thote per Euroneës: “Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë.” Reforma qe shohin te gjithe shqiptaret eshte shnderruar ne nje kapje dhe deshtim qe s’ka nevoje per ndonje shkolle te madhe per tu kuptuar edhe nga shqiptari me i fundit. Nuk eshte perle drejtesia qe ne Gjykaten e Durresit jep dy vendime per bashkine se e urdheron Edi Rama duke u bere turpi i botes.

Nuk eshte perle prokuroria qe mbyll dosjet skandaloze,qe jane te hapura nga mediat me te medha te botes. Nuk eshte perle drejtesia qe ne KLGJ dhe KLP mbushet me anetare te tyre pa asnje integritet fallsifikatore evazore dhe spiune te sigurimit. Nuk eshte perle drejtesia qe nuk vepron ndaj KQZ qe refuzon dekretet e Presidentit per zgjedhjet. Nuk eshte perle drejtesia qe nuk heton e denon hajdutet e qeverise tek unaza e re,teatri,koncesionet etj etj,por denon qytetaret e grabitur nga qeveria.

Kjo lloj perle po ben te lulezoje krimi,droga korrupsioni dhe parate e pista dhe po e le Shqiperine jashte BE. Ndaj i dashur ambasador Soreca shihe me kurajo dhe ne sy deshtimin e drejtesise ashtu si bejne mbi 83% e shqiptareve qe nuk besojne më tek ajo.

Po ta shohesh keshtu si shqiptaret,edhe reformen mund ta kthejme te 21-22 korriku i 2016 kur u miratua, por edhe Europes mund ti afrohemi sado pak. Ndryshe i dashur ambasador na bie qe ne te mbajme perlen dhe deren e Europes ta kemi te mbyllur pergjithmone perpara fytyre, por une dua te besoj qe ju nuk jeni dhe nuk paguheni ketu per kete.” ka deklaruar Vasil.

Nga ana tjetër Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca vlerëson sërish reformat që ka ndërmarrë Shqipëria në procesin e integrimit, veçanërisht atë në drejtësi, ndërsa kërkon që të vijohet në këtë ritëm për të shpresuar në çeljen e negociatave në Tetor. Megjithatë ai e vendos theksin te reforma zgjedhore, që thotë se është e rëndësishme që të miratohet.