Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili përmes një statusi në ‘Facebook’ ka sulmuar kryeministrin Edi Rama. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se Rama është futur brenda trekëndëshit fatal dhe vdekjeprurës te Bermudëve me trafik droge dhe krim të organizuar.

“Trekendeshi i Bermudeve te kryeministrit eshte qerthull pa kthim, avoketerit vetem po i sherbejne vdekjes se sigurte duke ruajtur qe ata te hidhen nga avioni nje minute me pare per te shpetuar koken dhe per te gjuajtur gjahun e radhes.”, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT

Kryeministri ne trekendeshin e Bermudeve dhe avoketerit pa atdhe.
Kryeministri me vetedije dhe pa shpetim eshte futur brenda trekendeshit fatal dhe vdekjeprures te Bermudeve.

Trekendeshi i Bermudeve :trafik i cfrenuar droge,krim i organizuar njesh me qeverisjen dhe pastrim gjigand i parave te pista eshte trekendeshi i vdekjes.

Duke orientuar qeverisjen vetem mbi kete trekembesh kryeministri pervetsoi miliarda, bleu pushtet, bleu media dhe u ndje përkohësisht i fuqishëm.

Por sa me thelle hyri brenda trekembeshit krijoi varesi kriminale dhe kalim te pushtetit te krimi, u detyrua ti siguroje mbrojtje krimit me instrumentat e pushtetit,

duhet te vazhdoje pasurimin e tij me financat e shtetit duke u zhytur thelle e me thelle ne humnerën vrastare pa kthim te trekendeshit te Bermudeve, ku siç dihet avionët anijet e gjithshka hyn brenda tij përpihet dhe asgjësohet nga ky trekendesh.

Zhytja ne kete trekendesh duhet goditur pa mëshirë pasi një proces i tille është shpëtim për vendin ose me mire te themi atdheun i cili zhbëhet përditë për shkak te tij.
Por ketu çfaqen avoketerit pa atdhe te kryeministrit.

Avoketerit e trekendeshit qe i sherbejne atij,komandohen prej tij dhe paguhen po prej tij.
Duket sikur i sherbejne kryeministrit, por ne fakt i sherbejne trekendeshit pasi bejne pa u

lodhur alibine e trafikut te droges,mbeshtesin kriminelet dhe jetojne me parate e pista ku ata ngjyejne gishtin dhe ne funksion te saj gatuan gjellen mediatike :”keshtu ndodh

kudo,keto ngjasin dhe jashte,te gjithe keto probleme kane,njerezit jo politike do ti sherojne hallet e politikes,te gjithe punojne keq vetem kryeministri eshte ne rrugen e duhur,

kriminelet edhe kur kapen duhet te kene te garantuara drejta dhe lirite,ndersa ndeshkimi per ta s’ka ndonje rendesi se banda ka ne gjithe boten etj etj alibi t”.

Avoketerit natyrshem pa atdhe, thjesht klientin e radhes kane kete kryeminister,i cili i perdor dhe perdoret prej tyre.

Trekendeshi i Bermudeve te kryeministrit eshte qerthull pa kthim, avoketerit vetem po i sherbejne vdekjes se sigurte duke ruajtur qe ata te hidhen nga avioni nje minute me pare per te shpetuar koken dhe per te gjuajtur gjahun e radhes.