Opozita e bashkuar ka vendosur në qytetin e Shkodrës që të mos ketë marrëdhënie normale me mazhoranncën.

Duke folur për media pas mbledhjes së opozitës, kreu i grupit parlament të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se do të ketë marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin.

‘Edi Rama sot duhej të ishte në Shkodër, por për fat të keq Shqipëria ka kryeministrin më frikacak në botë.

Opozita ka vendosur që të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar.
Vendi nuk ka ministri të Brendshme, por qeverisin kriminelët’, është shprehur ndër të tjera Petrit Vasili.