Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmë përballë me ishullin në hyrje të Shirokës, afër zonës së banuar.

Flakët kanë vijuar për disa minuta duke shkaktuar vetëm djegien e shkurreve, por zjarri rrezikoi ti afrohej banesave.

Kanë qënë kalimtarët e rastësishëm ata të cilët kanë telefonuar shërbimin zjarrfikës të cilët sapo kanë marrë informacionin janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Pak pak minutash aty mbërriti një automjeti zjarrfikës duke bërë të mundur kështë vënien nën kontroll të flakëve.

Dyshimet paraprake lidhen me zzjarrvënie të qëllimshme, por nuk përjashtohet mundësia e pakujdesisë nga ndonjë kalimtar cili mund të ketë hedhur ndonjë bisht cingareje.