Një vatër gjigante zjarri është identifikuar dje në mbrëmje në rajonin e Pizës (Toskana), në veri të Italisë, duke çuar në evakuimin e qindra personave si masë paraprake, njoftuan mediat italiane.

Zjarri u identifikua dje në mbrëmje në rajonin e njohur për pyjet masive të Monte Serras. ntensiteti i erës ka përhapur vatrat e zjarrit duke kërcënuar lokalitetet Calci, Montemagno, San Lorenzo dhe Torren.

Pamjet e transmetuara gjatë mbrëmjes në televizionet italiane shfaqnin vatra gjigante zjarri që po përparonin me shpejtësi të madhe, duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pyje.

Qëndrat më të afërta të banimit me zonën e përfshirë nga zjarri janë kontaktuar.Përveç helikopterëve, dhjetra zjarrfikëse ndodhen në gjithë rajonin e Toskanës duke luftuar me erën e fortë që e bën ndërhyrjen të vështirë.

Artikulli paraprakVELIPOJË, FNSH SHPËTON 2 PESHKATARË
Artikulli tjetërKRIMET E RËNDA SËRISH “ARRESTE ME BURG” PËR GRUPIN “BAJRI”