Bashkia Vau Dejës ka marrë të gjitha masat për ngrohjen e shkollave të njësisë administrative Bushat.

Këtë e konfirmon përgjegjësi i zyrës së arsimit Agim Bushati teksa thotë se deri në datën 15 nëntor do të kryhet procesi i furnizimit më lëndë ngrohëse në të gjitha shkollat dhe kopshtet e kësaj njësie.

Fëmijët nuk do kenë nevojë të paguajnë për ngrohjen në shkolla pasi Bashkia ka akorduar fondin përkatës në mënyrë që të mbulojë të gjitha shpenzimet.

Nga nëntori deri në muajin mars çdo shkollë dhe kopsht ka marrë sasinë e druve apo gazit sipas kërkesës dhe nevojave përkatëse.

Artikulli paraprakVAU DEJËS. KËSHILLTARËT: PROBLEM ENERGJIA ELEKTRIKE
Artikulli tjetërAKREPAT E ORËS 60 MINUTA MBRAPA