Në katedralen e Vau Dejësit u kremtua mesha e shenjtë në 3-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës në kishën që mban të njëjtin emër. Pas meshës të kremtuar nga ipeshkëvi i Sapës dom Simon Kulli, ky i fundit u shpreh se mesazhi është që të gjithë të mundohemi të ecim në gjurmët e bamirëses shqiptare

Vështirësitë në kohët që po jetojmë janë të mëdha shprehet dom Simon Kulli
Varfëria është një prej shqetësimeve kryesore në komunitet edhe për kishën në Vau Dejës
Pas meshës së shenjtë ipeshkëvi i Sapës dom Simon Kulli bashkë me kryetarin e bashkisë Vau Dejës Mark Babani vendosën nga një lule tek busti i shenjtores Nënë Tereza.

Artikulli paraprakNDREU: NUK I KEMI KAPACITETET PËR PASTRIMIN E KUNE- VAINIT
Artikulli tjetërVAU DEJËS, KONCERT FESTIV NË QENDËR TË QYTETIT