1 tetori është kthyer në një festë në shtëpinë e të moshuarve “Besa” në fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Shkollat e kësaj bashkie kishin përgatitur një koncert artistiko-kulturor duke bërë që të kalojnë disa momente ndryshe nga përditshmëria e tyre.

Kryetari i bashkisë Vau Dejës Mark Babani i cili mori pjesë në këtë aktivitet dha mbështetjen e tij për të moshuarit si dhe përcolli një mesazh për kujdesin që duhet të kemi ndaj tyre

Marinela Deda, drejtore e shtëpisë së të moshuarve “Besa” në Vau Dejës tha se i gjithë stafi përkujdeset për secilin prej tyre që janë rezident aty

Në shtëpinë e të moshuarve “Besa” në Barbullush janë 20 të moshuar rezidentë për të cilët përkujdeset stafi. Kjo qendër ka rreth 5 vite e ndërtuar ndërsa së fundmi ka patur edhe disa investime të tjera që pritet të vijojnë edhe në të ardhmen.

Artikulli paraprakTONIGHT – 01.10.2019
Artikulli tjetërPËRMBYLLEN KONCERTET E “AHENGU SHKODRAN”