Fshati Shelqet ne territorin e Bashkise Vau Dejes eshte kthyer ne nje kantier ndertimi. Prej disa ditesh Bashkia Vau Dejes ka nisur punen ne pastrimin e kanaleve te treta, pastrimin e trotuareve por edhe investimin ne rrjetin e kanalizimeve ne te gjithe gjatesine e ketij fshati ne kete zone.

Sipas te dhenave prane Bashkise Vau Dejes, kjo nderhyrje po behet me fondet e bashkise, dhe ka si qellim rikualifikimin e plote te qendres se fshatit Shelqet, rikonstruksionin e akseve te demtuara rrugore dhe asfaltimin e plote te qendres se fshatit.

Pervec nderhyrjes ne infrastrukture, behet me dije se pjese e ketij investimi eshte edhe ndrcimi i qendres se Shelqetit, duke e kthyer kete fshat ne nje model qe do te ndiqet ne te gjitha qendrat e fshatrave ne territorin e Bashkise Vau Dejes.

Puna ka nisur prej ditesh, nderkohe qe ky investim pritet te perfundoje brenda sezonit te veres, duke perfshire pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditese, rikonstruksionin e segmenteve rrugore, shtrimin e trotuareve dhe ndricimin.

Sipas Bashkise Vau Dejes, ky investim behet si nje nevoje e komunitetit, por edhe angazhim i administrates se Bashkise Vau Dejes, pas qendrave administrative ne qendrat e fshatrave

 

Artikulli paraprakSKANDALI, NUK SHPËRNDAHEN DËFTESAT
Artikulli tjetërKOLA: IA ARRITËM QELLIMIT EDHE PSE RIVALITETI I MADH