Mark Babani është prezantuar zyrtarisht si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë Vau Dejës. Pas një mbledhje me strukturat atje prezantimin e bëri koordinatori i PS në Shkodër, deputeti Ditmir Bushati.

Vetë kandidati Babani në fjalën e tij falenderoi të gjithë për mbështetjen dhe deklaroi se do të punojë fort si kryetar i bashkisë Vau Dejës në të ardhmen për t’i ndryshuar imazhin të gjithë asaj zone.

Përveç kandidatit Babani, u prezantua edhe lista e kandidatëve të PS për këshillin bashkiak të Vau Dejësit teksa këtë listë e kryeson Kristian Shkreli për të vijuar me Franga Kola, Marte Ftoni, Simon Dodaj, Bujar Shimaj,

Rita Preçi, Sulejman Hasmegaj, Davida Huba, Mark Bisha, Sanije Salja, Ardian Çelepija, Florida Ndoja, Sabah Ymeri, Loshe Geraj, Angjelin Ndrekaj për të vijuar edhe me 31 emra të tjera në listën prej 46 kandidatësh.