Menaxhimi i mbetjeve në cdo bashki të Qarkut Shkodrës dhe njësi administrative të saj vijon që të jetë një problematikë e dukshme edhe këtë vit.

Në bashkinë Vau-Dejës mbeturina të shumta i gjen në disa pika të hedhura jashtë kazanëve si shkak i papërgjegjshmërisë së qytetarëve por edhe deri diku neglizhencës institucioneve përgjegjëse.

Këto mbetje janë një rrezik i madh edhe për krijimin e sëmundjeve ngjitëse. Një prej banorëve tregon se kjo situate eshte shqetesuese.

 

Rritja e lartë e popullsisë urbane në vitet e fundit, e ka kthyer menaxhimin e mbetjeve një sfidë të vërtetë për cdo qytet. Problemi kryesor qëndron në faktin se nuk bëhet një ndarje e tyre që në momentin fillestar.

Ky fakt e vështirëson dhe e bën gati të pamundur riciklimin. Aktualisht, asnjë bashki në Shkodër nuk bën ndarje të mbetjeve.

 

Të gjitha plehrat, depozitohen nëpër zona të caktuara, të cilat nuk plotësojnë kushtet e duhura për mbrojtjen e ambientit dhe janë subjekt i zjarreve të shpeshta.

Eshte e qarte se kompanite e pastrimit nuk zbatojne mire detyren per te cilen jane kontraktuar e megjithate duket se askush nuk leviz per te vene gjerat ne vije.

Artikulli paraprakPREKAL, MUNGOJNË VALËT E CELULARIT
Artikulli tjetërGREQI, RRITET BILANCI TRAGJIK: 77 TË VDEKUR