Me një investim të Bashkisë Vau Dejës ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të rrugës së varrezave në fshatin Stajkë.

Me një gjatësi prej 2km, ky segment do ti shërbejë banorëvë të zonës, nga qëndra e fshatit Stajka dëri pranë varrezave të fshatit.

Për të inspektuar, punimet present ka qënë kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila i cili ka folur për këtë investim të rëndësishëm në këtë zonë por nga ana tjetër ka garantuar se ky është investimi i radhës i cili do të pasohet me të tjera investime.

Infrastruktura është kthyer në prioritet për Bashkinë Vau Dejës ku është ndërhyrë në disa prej segmenteve të cilat janë planifikuar për vitin 2018.

Bashkia Vau Dejës ka hartuar një plan të detajuar për segmentet rrugore të cilat paraqesin problematika për komunitetin me qëllim sistemimin dhe asfaltimin e tyre, sic është rasti i rrugës së varrezave në fshatin Stajka investim I cili po kryhet me fonde të Bashkisë Vau Dejës.

 

Artikulli paraprakZGJIDHJA PËR TRAFIKUN, SHPIKET MAKINA FLUTURUESE
Artikulli tjetërLEZHË, AKSIDENT ME DY TË VDEKUR