Nje 43 vjecar eshte plagosur me arme zjarri rreth ores 12:30 te se premtes ne Vau Dejes. Ngjarja eshte regjistruar ne biznesin e shtetasit Ermir Simoni i cili eshte plagosur me arme zjarri pistolete.

Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberrtiur efektive te policise se Shkodres te cilet kane nisur hetimet per zbadhjen e kesaj plagosje te radhes qe regjistrohet ne Qarkun e Shkodres.

Sipas te dhenave nga vendi i ngjarjes behet me dije se nje person ka qelluar me arme zjarri pistolete ne drejtim te pronarit te subjektit privat, shtetasit Ermir Simoni i cili ndodhet ne spitalin e Shkodres nen kujdesin e bluzave te bardha.

Duke iu referuar burimeve prane grupit hetimore te bluve te Shkodres mesohet se nje person ka hyre brenda dyqanit dhe pas nje debati me fjale, cdo gje ka perfunduar duke perdorur edhe armen.

Kane qene banore te zones ato te cilet kane transportuar per ne spital 43 vjecarin Simoni, nderkohe qe blute e Shkodres kane nisur hetimet per zbardhjen e identitetit te personit qe ka qelluar ne drejtim te 43 vjecarit.

Blute e Shkodres kane bere edhe kontrollin e kamerave te sigurise, por kjo piste ka rezultuar e pafat pasi kamerat nuk kane qene ne regjistrim gjate momentit te plagosjes.