SIPAS TË DHËNAVE NË VENDNGJARJE AI ËSHTË QËLLUAR NGA INSPEKTORI I POLICISË. Një incident elektoral është shënuar sot në Vaun e Dejës ku një inspektor i policisë ka qëlluar me armë vëllain e kandidatit të djathtë Zef Hila, Fred Hila.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18-të, ne segmentin Mjedë-Vau Dejës. Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur pas një debati me fjalë mes inspektorit të policisë dhe vëllait të kandidatit Hila. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratike e cila ka shprehur shqetësimin lidhur me këtë situatë dhe ka kërkuar nga Prokuroria që kjo e fundit të nisë hetimet për zbardhjen e çështjes. Kjo ngjarje rendon fushatën elektorale ne Shkodër kur jemi ende ne fillimin e fushatës për zgjedhjet e 21 Qershorit, ndërkohe qe pranë kandidatit te PD kane mbërritur edhe vëzhgues te OSBE te cilët janë njohur me realitetin e kësaj fushate zgjedhore ne ketë zone.

PUBLICITET