Dy segmente rrugore janë rikonstruktuar në territorin e fshatit Ashtë në Bashkinë Vau Dejës. Kreu I kësaj bashkie,

Zef Hila së bashku me administratën e Bashkisë kanë inspektuar nga afër këto dy investime të cilat po bëhen realitet në këtë zonë.

Është asfaltuar plotësuar segmenti rrugore nga Ashta në drejtim të Kosmacit, një rruge e cila I shërben komunitetit të dy fshatrave

ndërkohe që brenda pak ditësh nis asfaltimi I rrugës së varrezave në Ashtë, një kerkesë kjo e vetë komunitetit.

Këto investime janë kryer me buxhetin e Bashkisë Vau Dejës, ndërkohe që investime të tilla në infrastrukturën rrugore mes fshatrave

kanë përfshirë të gjithë territorin e Bashkisë Vau Dejës me qëllim përmirësimin e infrastrukturës duke qënë në sherbim të komunitetit.