Njëra zonë në tjetrën, Bashkia Vau Dejës në bashkëpunim me The Door, ka bërë të mundur shpërndarjen e karrocave elektrike për personat me aftësi ndryshe.

Pas evidentimit të të gjithë përsonave të cilët vuajnë nga paralizat dhe nuk kanë akses në lëvizje, Bashkia Vau Dejës në bashkëpunim me donator të huaj ka bërë të mundur pajisjen e këtyre personave me karroca elektrike si një nevojë imediate e tyre në mënyrë që të kenë akses në lëvizje

Përfituesit e këtyre karrocave elektrike, janë shprehur të lumtur për këtë dhjuratë që I bëhet, ndërkohe që shprehen se tashmë ato janë të barabartë me të tjerët pasi mund të levizin në zonat ku ato jetojnë.

Janë 10 persona të cilët kanë perfituar falë bashkëpunimit që ka ndër vite Bashkia Vau Dejës me organizatën The Door, të cilët janë pranë personave me aftësi ndryshe jo vetëm në Bashkinë Vau Dejës por në të gjithë territorin e Qarkut të Shkodrës

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE