Pas qëndrës së fshatit Rranxa, tashmë vëmëndja e Bashkisë Vau Dejës është përqëndruar në shkollën 9 vjecare Mark Cuni në këtë fshat.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollorë, Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në rikonstruksionin e kësaj shkolle e cila do të jetë gati në nisjen e vitit të ri shkollore 2018-2019.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Vau Dejës, Shefki Gërbeti në një intervistë për mediat është shprehur se puna po vijon me intensitet të lartë ndërkohe që cdo gjë do të jetë gati të hënën.

Në rikonstruksionin e kësaj shkollë është përfshirë fasada e saj, reabilitimi i oborrit të shkollës si dhe plotësimi pajisjet e nevojshme për një proces të rregullt mësimorë në këtë shkollë në fshatin Rranxa të Bashkisë Vau Dejës.