Në vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : -Pjetër Ukaj, 59 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Spaç, në Pukë, në një tokë të shpyllëzuar u gjetën :

2 parcela me 215 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, ku ky shtetas u gjet duke punuar brënda këtyre parcelave. Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale « Kultivim i bimëve nakotike », parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal MURIQAN, ARRESTOHET 20 VJEÇARIT KISHTE KANABIS -Aldo Piperi, 20 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Policisë në pikën e kalimit kufitar Muriqan në dalje për në Malin e Zi, në automjetin me targë AA 545 AJ me drejtues mjeti shtetasin : S.M., 31 vjeç, banues në Vlorë dhe pikërisht nga kontrolli përsonal i shtetasit Aldo Piperi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale (0.5 gramë) lëndë narkotike me ngjyrë jeshile në formë boçesh me erë e karakteristika të ngjashme me bimën narkotike Canabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283/a i Kodit Penal.

Artikulli paraprakTEMPERATURAT E LARTA, TË GJITHË DREJT VELIPOJËS
Artikulli tjetërPUKË, SEKUESTROHET ARSENAL ARMËSH