Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike :

Konkretisht : -Në malin e fshatit Mnelë e Madhe, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 21 (njëzet e një ) parcela me 1273 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. ASGJESOHEN 4546 RRËNJË BIMË NARKOTIKE. -Në fshatin Mazrek, në Shkodër , janë gjetur dhe asgjesuar : 11(njëmbëdhjetë) parcela me 966 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. -Në fshatin Kaftallë, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar : 18 parcela me 2307 bimë nakotike Canabis Sattiva. Këto bimë arrinin deri në 50 – 200 cm. Në të tre rastet bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

PUBLICITET