Nga puna e shërbimet të Komisariatit të Policisë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori në disa zona në Qarkun e Shkodrës ku u gjetën dhe u asgjesuan :

19 parcela me 3371 bimë narkotike. Konkretisht në : -Fshatin Benë, në Shllak, në Shkodër. -Në fshatin Sumë, në Shkodër. -Në Cukal, në “Bjeshkët” e fshatit Prekal, në Shkodër. -Në fshatin “Lohe e Sipërme”, në Shkrel, në Malësi e Madhe. -Në fshatin Sapaq, në Iballë, në Pukë. EVIDENTOHEN 19 PARCELA ASGJESOHEN 3371 RRËNJE BIMË NARKOTIKE Këto bimë u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.