Prezantimi i projektit për menaxhimin e mbetjeve të ngurta ka vijuar ditën e dytë të tij në qytetin e Shkodrës në mjediset e Hotel “Colosseu”. Kryetari i njësive vendore Agron Haxhimali duke folur për hapjen dhe njohjen me këtë projekt u shpreh se pati shkëmbim eksperiencash.

Edhe në ditën e dytë përfaqësuesit e ndryshëm shqiptar dhe të huaj që përfitojnë nga projekti për menaxhimin e mbetjeve të ngurta do vijojnë me njohjen e situatës.Projekti do të zgjasë për rreth një vit dhe përfitues nga Shqipëria janë bashkitë e Shkodrës, Vau Dejës dhe të Lezhës. Fillimisht do bëhet një lloj studimi mbi situatën e mbetjeve të ngurta në zonat ndërkufitare rurale dhe bregdetare të rajonit të Europës juglindore dhe më pas mund të ketë edhe investime.

Artikulli paraprakSEMAFORËT E “PADUKSHËM” TË QYTETIT TË KOPLIKUT
Artikulli tjetërSHKODËR, NAFTA BIE ME VETËM 5 LEKË