Përhapja e pandemisë së Covid-19 vijojnë me ritme të shpejta.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 42,404, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 862,234.

Të shëruar deri tani janë 178,836 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 189,633 ndërsa të vdekur janë 4081.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 12,428 viktima.

Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 15 dhe janë 259 të infektuar.

Raportimi i ores 12:00