Bashkia Shkodër ka ndërmarrë një tjetër investim. Prej më shumë se dy javësh vazhdon puna në rrugën e njësisë Administrative Pult. Me fondet e bashkisë Shkodër, po riparohet rruga Prekal- Kir- Pog- Plan- Xhan.

Për herë të parë, në mëse 25 vite, po realizohet një ndërhyrje e tillë, e cila do të mundësojë qarkullimin e mjeteve motorike në këtë pjesë të territorit të bashkisë së Shkodrës.

I gjithë segmenti që të shpie në drejtim të Dukagjinit nga fshati Prekal i komunës Postribë ne Shkoder për vite me radhe ka qenë në gjendje shumë të vështirë, pasi mungonte plotësisht investimi dhe mirëmbajtja. Ndërkohë para disa muajsh rruga e makinës për në fshatrat Bruçaj, Xhan, Plan, Gjuraj, ka qenë e bllokuar dhe nga shkarjet e dheut dhe gurëve.

Një investim i tillë do ju shërbejë mjaft baniorëve të asaj zonë por gjithashtu dhe turizmit malor, duke qenë se janë zona turistike dhe preferohen nga turiste vendas dhe te huaj. dhe rehabilitimi i nje rruge të tillë do të thotë shumë për ekonomine e vendit.

 

Bashkia e shkodrës e vendosur të japë maksimumin në shërbim të banorëve të saj, të cilët si edhe në këtë rast po ndihmojnë me kontributin e tyre për përmirësimin e standarteve të jetesës

 

Artikulli paraprakRAMA PËRSHËNDET NDËRTIMIN E DOGANËS SË HOTIT
Artikulli tjetër3 GUSHT, KTHJELLIME VRANËSIRASH DHE SHIRA TË DOBËT