Një 32-vjeçar nga Fieri është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Bulqizë gjatë ditës së sotme.

Grupi hetimor që ka shkuar në vendin e ngjarjes, nuk ka konstatuar shenja dhune.

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Policia në vendngjarje po verifikon kamerat e hotelit për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Po punohet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të kësaj vdekje.Dyshohet se viktima është një punëtor i Rrugës së Arbrit.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 11 .00, datë 25. 01. 2019, Policia e Bulqizës është njoftuar se është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli një 32-vjeçar banues në Fier.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32-vjeçarit.