Pistë e re rreth vdekjes tragjike të ish-futbollistit, Emiliano Sala.

Sulmuesi i Nantes, i cili kishte arritur akordin për tu bashkuar me skuadrën e Cardiff City në Premier League angleze u nda nga jeta pasi aeroplani që udhëtonte u përplas në detë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Megjithatë, atopsia e kryer vetëm pak orë më parë në trupin e sulmuesit 27 vjeçar ka zbuluar se vdekja e tij nuk ka ndodhur për shkak të forcës goditëse mes mjetit fluturues dhe ujit, por disa momente më parë.

Në kabinën e aeroplanit besohet se ka pasur prani të monoksidit të karbonit në sasi të mëdha, çka ka “ndihmuar” trupin e Sala për të pësuar atak kardiak sapo ka pasur kontakt me ujin.

Aksidenti që i mori jetën Sala ndodhi mbrëmjen e 21 janarit 2019, por vetëm pak ditë më vonë u gjet trupi i francezit. Ndërkohë, mbetet enigmë fatet e pilotit, David Ibbotson, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

Artikulli paraprakGREQI, TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË QENDËR TË SELANIKUT
Artikulli tjetërDËNIMI I VALDRIN PJETRIT, PD PROTESTON PARA PREFEKTURËS: SHKODRA KUNDËR TRAFIKANTIT TË DROGËS