Tetë tifozë të Napolit janë nën hetim pasi tifozi ultras i Interit, Daniele Belardinelli, u shkel për vdekje pas goditjes me veturë jashtë stadiumit “Xhuzepe Meaca”.

Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së Serie A më 26 dhjetor. Besohet se tifozët zikaltër krijuan një pritë për tifozët mysafirë gjatë rrugës drejt stadiumit, ku shumë tifozë u goditën me thika, por Belardinelli u godit nga së paku një veturë dhe nga lëndimet e marra humbi jetën gjatë natës.

Më vonë u konfirmua se Belardinelli ishte tifoz ultras i Vareses, por ata janë të binjakëzuar me Interin së bashku me Nicen, të cilët udhëtuan në Milano për të përhapur tifozërinë vendase ndaj napolitanëve.

Hetimet po vazhdojnë dhe ANSA njofton se tetë persona janë nën hetime dhe besohet se dy vetura të ndryshme kanë goditur Belardinellin.

Pesë personat në një Volvo V40 janë identifikuar, po ashtu edhe tre tjerë në një SUV të bardhë. Kjo ndeshje u fitua nga Interi me rezultatin 1-0, goli u shënua nga Lautaro Martinez në minutat shtesë të takimit.

PUBLICITET