Matematika, shkenca, historia dhe vdekja?

Kjo mund të jetë lëndë mësimi në shkollë në një shtet në Australi, nëse pranohet një propozim nga Australian Medical Association Queensland, shkruan BBC.

Ata duan që të rinjtë të njihen më shumë me të folurit për fundin e jetës.

Mjekët thonë se përmirësimet në mjekësi dhe një popullsi që po shkon drejt plakjes, nënkuptojnë se ka një numër në rritje familjesh që përballen me pyetje të vështira për të afërmit e tyre të moshuar dhe se si do të përballen me ditët e tyre të fundit.

Por shumë shpesh të rinjtë në Perëndim nuk janë të përgatitur për të folur për vendime të tilla të vështira. Ekziston një tabu rreth subjektit dhe shumica e vdekjeve ndodhin larg vështrimit tonë në spitale.

Nxënësit mund të kenë rezerva për mësimet në arsimin e vdekjes.

Ditët e vdekjes

Por mjekët australian argumentojnë se nëse ligjet dhe etika rreth eutanazinë dhe vdekjes pa dhimbje do të mësohen në klasa, do të bënin çështje të tilla më pak “traumatike” dhe do t’i ndihmonin njerëzit që të merrnin vendime më të mira.

Dr Richard Kidd i Queensland GP thotë se të rinjtë mund të gjejnë veten gjatë marrjes së vendimeve se si të trajtojnë të afërmit në ditët e tyre të vdekjes.

“Unë kam parë njerëz vetëm 21 vjeç që kanë bërë rolin e avokatit” thotë ai.

Mungesa e njohurive të tyre e bën atë një kurbë të madhe mësimore në “si të bëjmë gjërat në një mënyrë që është në interesin më të mirë të të dashurve të tyre dhe në përputhje me ligjin”, thotë ai.

Ai thotë se ‘tabu rreth vdekjes’ do të thotë që familjet zakonisht e shmangin diskutimin derisa të jetë tepër vonë. Shumica e njerëzve nuk e dinë se si të afërmit e tyre duan të trajtohen nëse ndodh më e keqja.

“Pra, ne duhet të fillojmë përgatitjen e të rinjve dhe t’i bëjmë ata të kenë biseda të forta me të dashurit e tyre”, thotë ai.

“Leksionet e vdekjes” mund të përfshijnë aspektet ligjore të asaj që do të thotë aftësia mendore dhe fizike, si të hartojë një vullnet dhe një plan të kujdesit të avancuar, dhe proceset biologjike të vdekjes.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE