Një ngjarje e rëndë raportohet nga policia të ketë ndodhur në Durrës.

Një fëmijë 14-vjeçar ka vdekur teksa ka qenë duke ndenjur në shezlong në plazh.
“Më datë 15.07.2018, te “Shkëmbi i Kavajës”, duke pushuar në shezlong ka vdekur fëmija, E.H., vjeç 14, banues në fshatin Shkallnur”, informojnë burime zyrtare të policisë.

Sipas të njëjtave burime, sqarohet se nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune, por vdekja është natyrale.

Artikulli paraprakZËVENDËSKRYEMINISTRJA MESI, AKTIVITETE DHE TAKIME TË NIVELIT TË LARTË NË SHBA
Artikulli tjetërPUTIN: S’KEMI NDËRHYRË NË ZGJEDHJET AMERIKANE, TRUMP: DIALOG PËR NJË PAQE TË RE