Një fëmijë 3 vjeç humbi jetën në Mbroje të Korçës pasi u zu poshtë nga një bombol e madhe me oksigjen.

Ngjarja ka ndodhur paraditën e kësaj të enjteje në banesën e shtetasit me iniciale J.D.
“Më datë 16.08.2018, rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur,

aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë një bombul e madhe me oksigjen e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit. Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

Ndërsa familjarët thonë se bombola, e cila përdorej për gjyshin e të miturit ndodhej në dhomë. Ata thonë se ishin në një tjetër ceremoni mortore kur u njoftuan për ngjarjen e rëndë.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.