Ky është elektricisti Prend Ceca nga Puka i cili gjeti vdekjen një ditë më parë teksa po riparonte një defekt në një shtyllë të tensionit të lartë.
Mirëpo detaje të reja dalin në dritë pas ngjarjes së rëndë.

Mësohet se elektricisti, Prend Ceca, ishte nisur i vetëm për të riparuar defektet e shkaktuar nga erërat e forta, ndërsa prej orës 14.00 të së dielës kishte ndërprerë kontaktet me familjarët.

Por kur kaluan një orë e gjysmë pas humbjes së kontaktit, familjarët morën lajmin e hidhur për elektricistin i cili ra në kontakt me korrentin duke humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Fierzë, vetëm një kilometër nga hidrocentrali i Fierzës. Edhe pse familjarët bënë të ditur se kishin njoftuar policinë dhe OSHEE ende askush nuk mbërriti në kohë për të zbritur trupin e pajetë të 34-vjeçarit nga shtylla ku humbi jetën në krye të detyrës.

Mësohet se trupi i pajtë është lënë për 4 orë në majë të shtyllës derisa më pas ka ndërhyrë OSHEE, policia sëbashku me shërbimin zjarrfikës.Sipas OSSHE, elektricisti është gjendur pa shenja jete në shtyllën e fiderit Iballë, pjesë e Nënstacionit Gropaj, i cili ndodhet midis Tropojës dhe Pukës.

Ndërkohë policia pretendon se ka qenë e pamundur zbritja e viktimës nga shtylla pasi sipas tyre bëhet fjalë për shtyllën e tensionit të lartë dhe rreziku është shumë i madh. Ndërhyrja u bë e mundur pas 4 orësh, teksa në Fierzë kanë mbërritur dy grupe të specializuara dhe kanë transportuar vitkimën për në morgun e Tropojë