Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që u dha jetë dhjetra roleve dhe bëri të qeshin disa breza ardashësish, ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 78 vjeçare.

Artisti i Merituar durrsak, humbi betejën me një sëmundje të rëndë në mushkëri, duke lënë pas hidhërim mes familjarëve, miqve dhe qytetarëvë që bëri të qeshnin me batutat e tij në skenë e televizion. Homazhet në nder të aktorit mbahen nesër nga ora 10 deri në 11 në hollin e Teatrit të Durrësit.

Humori është në zi, pasi humbi një tjetër prej më të mirëve.Fadil Hasa, ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare pas një beteje me një sëmundje të rëndë në mushkëri.

Aktori mbylli sytë në banesën e tij, duke lënë pas dy vajza dhe hidhërim mes miqve, kolegëve por edhe të atyre që qeshën me batutat e tij.

Muharrem Hoxha, koleg në skenë e mik në jetë do ta takonte për kafen e zakonshme këtë të hënë në orën 11:00, ndaj mes lotësh pranon se telefonata se Fadili nuk rron më, e ka tronditur.

Fadil Hasa e shfaqi talentin fillimisht me estradën amatore të Durrësit dhe në vitin 1970 u pjesë e trupës profesioniste, me të cilën ngjiti në skenë dhjetra e dhjetra shfaqe dhe u dha jetë qindra roleve, për të cilat do të mbahet mend.

Të paharrueshme mbeten rolet e tij në pjesët “Dajrja”, “Sheqeri”, Tekniku i lavatriçes”, por edhe rolet në filmat “Zëvendësi i grave”, “Kronikë provinciale” dhe “Mao Ce Dun”.

Homazhet për Fadil Hasën do të mbahen të martën nga ora 10 deri në 11 në hollin e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku personazhet që ai u dha jetë janë bërë pjesë e historisë së humorit jo vetëm të qytetit bregdetar.Fadil Hasa kishte lindur në vitin 1940 dhe mbante titullin “Artist i Merituar”.

Ai ishte vlerësuar 4 herë titullin “Artisti më i mirë” dhe çmime të tjera të rëndësishme, duke e vënë emrin e tij në panteonin e të artëve të estradës shqiptare.

Artikulli paraprakSHQIPTARËVE U DËSHTON SUPËRGRABITJA PREJ 2 MLN EURO, SHUMICA E PARAVE FALSO
Artikulli tjetërGODITET BANDA E DROGËS, MES 28 TË ARRESTUARVE EDHE SHQIPTARË