Një djalë 5-vjeçar në Uguandë ka vdekur nga Ebola, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.

Kjo është vdekja e parë nga virusi në Uguandë, mes një shpërthimi vdekjeprurës në Republikën Demokratike të Kongos.

Zyrtarët thanë se gjyshja dhe vëllai i 5-vjeçarit gjithashtu vuajnë nga sëmundja.

Më shumë se 2.000 raste janë regjistruar në DR Kongo në 10 muajt e fundit, shumica e të cilave kanë qenë fatale.

Djali raportohet se ka kaluar përmes kufirit me familjen e tij në Kondo të dielën. Ai u dërgua më pas në një spital në Uguanda pas shfaqjes së simptomave.

Dy të afërm të tij gjithashtu dolën pozitiv me Ebola. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi në Twitter se djali vdiq të martën.

Uganda ka vaksinuar tashmë rreth 4,700 punonjës shëndetësorë kundër kësaj sëmundjeje.