Një foshnje 10-muajshe ka vdekur pasi hëngri ushqim në një çerdhe në Bright Horizons, Edinburg.

Djali u dërgua nga çerdhja private në spital por vdiq një ditë më pas.
Foshnja u sëmur në çerdhe të martën.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes ndërsa vdekja po trajtohet si e pashpjegueshme, por jo e dyshimtë.

“Fëmija u dërgua në spitalin Royal Hospital for Sick Children ku vdiq të mërkurën. Vdekja po trajtohet si e pashpjegueshme, por jo e dyshimtë, dhe një raport do t’i dorëzohet prokurorit,”-raportoi policia.

Artikulli paraprakZHDUKET I MOSHUARI SHQIPTAR
Artikulli tjetërARRESTOHET SHOFERI QË AKSIDENTOI RËNDË 6 PASAGJERËT E TIJ