Klidian Vladimir Jonuzi, lindur me 30.06.1992 në qytetin e Tiranës raportohet se ka ndërruar jetë këtë javë në Metz të Francës.Ai qëndronte për rreth 1 viti e gjysmë në azil duke punuar si vullnetar.

I riu Klidian Jonuzi thuhet nga azilantët e tjerë se ishte një djalë i qetë dhe shumë punëtor, gjithashtu ishte mjaft i kujdesshëm dhe respektonte çdo rregull.

Telefonata e fundit:Me datë 17.10.2018 ora 17:30 ka qenë telefonata e fundit e tij me familjen në Shqipëri i cili thoshte se ishte mjaft mirë dhe se nuk i mungonte asgjë.

Pasditen e së enjtes 18 tetor 2018 motra e Klidianit i dërgon mesazh të dashurës se Klidianit për ta pyetur se përse ai nuk kishte shkruar gjatë gjithë ditës, në atë moment këtë lajm ia u përcolli nëpërmjet Mesengerit e dashura e tij Marie Klein duke iu thënë në mënyrë mjaft të ftohtë “Ngushëllimet e mia, Klidiani ka ndërruar jetë” pa e sqaruar se si ndodhi.

Ky lajm erdhi si nje bombe për familjen e tij pasi familja kishte kontaktuar me djalin një ditë më parë dhe ai kishte pohuar se gjithçka është në rregull.

Apeli i familjes:Ju lutemi që me sa të mundeni të gjithë shqiptarët të na ndihmojnë financiarisht me sa të munden duke menduar si nëna, baballarë, motra apo vëllezër të kontribuoni sado pak që trupi i tij i pajetë të vij në Shqipëri sepse shuma që na nevojitet është e papërballueshme.Me respekt dhe dhimbje familja Jonuzi.