Vdes në gurore punëtori arrestohet administratori firmës

Një 52 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Kukës, në një gurore. Sipas policisë 52-vjeçari me inicialet N.N, banues në Bicaj, ka qenë duke punuar në gurore, ku është aksidentuar për vdekje. Në lidhje me ngjarjen, policia vuri në pranga administratorin e firmës, 52-vjeçarin me inicialet G.B, dhe shoferin e fadromës, 62-vjeçarin me inicialet F.H. Nuk dihet ende se si ka ndodhur e gjithë ngjarja, ndërsa grupi hetimorë po punomn për zbardhjen e plotë të saj. Njoftimi i plotë i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Kukës Seksioni për krimet e rënda Më datë 24.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit: G.B dhe F.H, vjeç 52 e 62, banues në fshatin Bicaj, administrator i një firme ndërtimi dhe shofer fadrome, pasi në Bicaj, në gurore duke punuar është aksidentuar me pasojë vdekje punonjësi N.N, vjeç 52, banues në Bicaj. Neni 289 i Kodit Penal.