Një i burgosur, i shtruar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ka humbur jetën një ditë më parë.

“Në QSUT ‘Nënë Tereza’, ka vdekur shtetasi (i dënuari) S.D. 77 vjeç, banues në Vlorë, i shtruar në spitalin e Burgut Tiranë”, njoftoi Policia. “Nga veprimet e kryera dyshohet se shkaku i vdekjes është natyral,

ndërkohë pritet akti i ekspertimit të Mjekësisë Ligjore. Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë”, shtuan të njëjtat burime.

77-vjeçari u arrestua në Prill të vitit 2015, pas një denoncimi për veprime të turpshme nga një studente.

Përballë godinës 23, në Qytetin Studenti, ai ka kryer veprime të turpshme me shtetasen S.S, 22 vjeç, njoftonte asokohe Policia e Tiranës.

Në raportimet e lajmit për arrestimin e tij, mediat e kanë cilësuar të moshuarin “manjakun e Qytetit Studenti”.

Artikulli paraprakRRËFEHET SHQIPTARI : KISHA PIRË KOKAINË, AI MË SHTYU DHE UNË E VRAVA
Artikulli tjetërPLAGOSJE ME ARME ZJARRI NE QYTETIN E SHKODRES