Ish-Presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi vdiq në sallën e gjyqit ku po gjykohej me akuza të rënda për tradhti dhe kryengritje.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. Ekspertë të fushës janë duke hetuar në lidhje me shkaqet që çuan në vdekjen e ish-Presidentit të Egjiptit, i cilu u rrëzua pas revoltave popullore që u mbështetën nga ushtria me në krye gjeneralin Abdul Fattah al Sisi.

Mohammed Morsi erdhi në pushteti në vitin 2011 pas protestave të shumta në Egjipt. Ai bëri koalicion me salafistët duke mundur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave në Parlament.

Por, mos aplikimi i reformave si edhe implementimi i politikave të Vëllazërisë Myslimane në Egjipt bënë që dy vite më vonë pasi erdhi në pushtet ai të përballej me protesta të mëdha popullore, të cilatu mbështeten edhe nga ushtria, por edhe salafistët, ish/aleatët e tij.

Mohammed Morsi i rrëzua në vitin 2013 dhe u burgos bashkë me qindra mbështetës të tjerë të tij.