Një foshnje ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit vetëm 4 ditë pasi kishte ardhur në jetë.

Nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së foshnjes, ndërsa mësohet se prindërit e tij kanë bërë kallëzim në policinë e Durrësit me arsyen e moskujdesit nga ana e mjekëve të Spitalit Rajonal.

Policia njofton se “Më datë 11.09.2018, ka bërë kallëzim shtetasi B.G. 43 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.09.2018, bashkëshortja e tij, shtetësia V.G., 35 vjeçe, ka lindur në Maternitetin e Spitalit Durrës dhe pas 4 ditësh fëmija ka ndërruar jetë ku dyshon se mjekët me mosveprime të tyre i kanë shkaktuar vdekjen foshnjës së porsalindur. Neni 96 i Kodit Penal.”

Burime nga Spitali i Durrësit bëjnë me dije lidhur me rastin në fjalë se foshnja ka ardhur ne jetë nëpërmjet lindjes çezariane.

Dyshohet se ka patur një sëmundje të trashëguar gjenetisht, që konsistonte në thyerje të të gjitha kockave të fëmijës sapo prekej nga mjeku.