Pedofili i rrezikshëm nga Britania, Richard Huckle ka gjetur vdekjen në qelinë e burgut. Sipas raporteve, ai humbi jetën pasi e therën me biçak.

33-vjeçari u dënua me 25 vite burg për 191 abuzime seksuale ndaj fëmijëve. Dje, trupi i tij i pajetë u gjet në dysheme.

Burgu “Full Sutton” ku ai qëndronte, njihet për të dënuarit më të dhunshëm e të rrezikshëm në botë.

Një i burgosur tjetër është futur në izolim ndërsa Policia ka nisur hetimet për vrasje.
Richard u vetëquajt “Pedofili i vitit” dhe mburrej për abuzimin me të miturit në një blog.
Në dokumentet që çuan burgosjen e tij, përfshiheshin filmime duke dhunuar fëmijë e bebe.

Që në moshën 19 vjeçare, ai mblodhi 20 mijë imazhe mahnitëse të abuzimit të fëmijëve që i shiti për fitime.

Artikulli paraprakNJË NË TRE FAMILJE SHQIPTARE, NË BORXHE PËR USHQIME
Artikulli tjetërAUTOMJETI PËRPLAS NJË PERSON ME BIÇIKLETE