Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë ndërtimit të stadiumit të ekipit të Athinës, AEK.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites të së mërkurës, në zonën Nea Filadelfia të kryeqytetit helen, në kohën kur 60-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin, po punonte në një skelë.

Në rrethana që ende nuk dihen, 60-vjeçari shqiptar humbi ekuilibrin dhe u rrëzua nga një lartësi mbi 10 metra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se ai po punonte i palidhur me rripat e sigurisë.

Trupi i tij u dërgua në morgun e Athinës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa policia ndaloi përgjegjësin e kantierit.

Ekipi i AEK shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit dhe u zotua se do të mbështesë ekonomikisht familjen.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË AKTORI PAOLO PAOLONI
Artikulli tjetërPEMA BIE MBI KABINËN ELEKTRIKE, DËMTOHET TRANSFORMATORI