Veleçiku e ka nisur me një humbjen javën e parë në Kategorinë e Parë të futbollit. Koplikasit u mundën në fushën sportive “Reshit Rusi” nga ekipi i Erzenit.

Shijakasit fituan 3-0 ndaj Veleçikut edhe pse në transfertë. Pas kësaj humbje me 3 gola të pësuar trajneri i Veleçikut Besnik Duli shprehu pakënaqësitë e tij duke kërkuar që ekipi i tij të ndryshojë në ndeshjet e ardhshme.

Disa mungesa tek koplikasit kanë ndikuar në këtë humbje të parë me Erzenin ndërsa trajneri Duli pret që këta lojtarë të kthehen sa më shpejt.

Për trajnerin e Erzenit Gentian Begeja objektiv mbetet dalja në Superligë dhe kjo fitore e parë është një shenjë e mirë për ekipin e tij.

Veleçiku këtë sezon ka objektiv që të jetë në mesin e tabelës në Kategorinë e Parë dhe të mos rrezikojë rënien në të dytën ndaj në takimet e ardhshme kërkohet kthesa tek rezultatet pozitive.

Artikulli paraprakTRAJNERI JONUZ:PAS PAK JAVËSH SHIHNI VLLAZNINË E VËRTETË
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA HUMBET EDHE NË PRIZREN MIQËSOREN