Veleçiku ka arritur fitoren e parë në Kategorinë e Parë. Koplikasit kanë fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj ekipit të Vorës.

Ndeshja u luajt në fushën sportive “Reshit Rusi” në qytetin e Shkodrës. Veleçiku e nis me gol këtë sfidë teksa Plishta realizon që në minutën e 7′. Koplikasit marrin hov dhe realizojnë edhe golin e dytë pas 3 minutash duke e parë veten në 10 minutat e parë në avantazhin e dy golave ndaj Vorës.

Kryeqytetasit në pjesën e parë e kanë të vështirë të bëjnë diçka. Në fund të pjesës së dytë Vora realizon një gol me anë Ferraj por koplikasit ruajnë epërsinë dhe fitojnë 2-1. Trajneri i Veleçikut Besnik Duli është i kënaqur me këtë fitore.

Fitorja ndaj Vorës jep shpresë për Veleçikun.Javën e ardhshme Veleçiku ka një transfertë të vështirë teksa do të luaj me Besëlidhjen në qytetin e Lezhës.