GJATË MUAJTI GUSHT SHTOHET FLUKSI I TË SËMURËVE
Gjatë këtij sezoni turistik në plazhin e Velipojës deri në ditët e fundit nuk ka patur asnjë rast vdekjeje në plazh. Këtë e konfirmon mjeku i qendrës shëndetësore në Velipojë Teuton Muzaka, por thekson se me fillimin e muajit Gusht ku ka një fluks më të madh pushuesish janë rritur rastet e të sëmurëve që shkojnë pranë kësaj qendre për vizitë.

Më tej Muzaka ka folur dhe për shkaqet kryesore që janë duke ndikuar në shtimin e të sëmurëve . Në lidhje me fluksin e të sëmurëve, vetëm në qendrën shëndetësore, shtetërore ka patur rreth 30 vizita në 24 orë, ndërkohë që deri  më tani janë mbi 150 vizita që janë realizuar. Qëndra shëndetësore në Velipojë ofron vizitat falas, pasi ky është urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë që kjo qendër shërben për të gjithë të sëmurët 24 orë në 7 ditë të javës, duke i shtuar këtu dhe shërbimin e ambulancës e cila është gjithmonë në funksion, sidomos të rasteve me infrakt apo aksidenteve ku është mëse e nevojshme për të bërë transportimin e të sëmurëve drejt spitalit rajonal të shkodrës.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/q_Tao0kKeNI?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]