ÇMIMET E LARTA, TKURRIN PUSHUESIT, QYTETARËT E SHKODRËS E BRAKTISIN
Ndërsa ndodhemi në pikun e sezonit turistik, pushuesit në plazhin e Velipojës janë të kënaqur me kushtet e ofruara në këtë bregdet, megjithatë sipas tyre problemet nuk mungojnë. Rritja e çmimeve dhe mungesa e hapësirave publike mbeten nga shqetësimet kryesore të turistëve.

Velipoja vijon të mbetët një nga destinacionet kryesore të pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia. Shumë pushues i drejtohen Velipojës për pastërtinë e detit dhe vetitë kurative të rërës. E ndërkohë ky sezon turistik nuk ka shënuar një rritje të numrit të pushuesve, përkundrazi ka shënuar ulje kjo edhe për shkak të motit të paqendërueshëm. Numri i turistëve që kanë zgjedhur plazhin e Velipojës  për të pushuar këtë sezon është në rënie. Të dhënat e operatorëve turistik në bregdetin e Velipojës flasin për afro 20% më pak turistë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në pikun e sezonit të plazhit, drejtuesit e hoteleve në Velipojë deklarojnë se rënia e pushuesve këtë vit arrin deri në 20% më pak dhe shkak janë bërë një sërë faktorësh, por mbi të gjitha ka ndikuar moti i keq. Sipas te dhenave zyrtare, te ofruara nga Komuna e Velipojes, behet me dije se aktualisht, numri I personave qe ndodhen ne plazhin e velipojes eshte rreth 40 mije pushues, kjo ne baze te numrit te krevateve te perllogaritura nga hotelet dhe banesat ne kete plazh, numer ky qe krahasuar me nje vit me pare eshte me ulet ku per te njetjen periudhe perllogaritej ne 56 mije pushues gjate muajit gusht I cili cilesohet edhe si periudha me numrin me te larte te pusheesve ne perlen e bregdetit te adriatikut ne qarkun e Shkodres. Burime prane komunes Velipoje bejne me dije se cmimet e ofruara gjate ketij viti nuk jane të përballueshme për pushuesit e rajonit sikurse; Kosova dhe Maqedonia. Por, ndërkohë, as numri I pushuesve vendas ditorë nuk është aq i madh sa në vitin e kaluar, kjo edhe lidhet se nje pjesë e banorëve të Qarkut Shkodër, të cilët  më pare zgjedhin bregdetin e Malit të Zi për të pushuar sesa bregdetin e Velipojës.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/n3nhZJuKoZs?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]