Një ngjarje e rëndë është shmangur sot në plazhin e Velipojës falë ndërhyrjes nga ndihma e shpëjtë e ekipit të urgjencës dhe mjeteve të reja jetëshpëtuese së autoambulancës pranë plazhit të Velipojës,jane shmangur pasojat e renda.

Një 18-vjeçar, duke u hedhur nga një lartës prej dy metrash në cektinë ka marrë ndëmtime në kokë dhe në shyllë kurrizore.

Falë ndërhyrjes nga ndihma e shpejtë e ekipit të urgjencës dhe mjeteve të reja jetëshpëtuese së autoambulancës pranë plazhit të Velipojës.

18 vjeçari është hedhur nga 2 metra lartësi në cektinë dhe është dëmtuar në kafkë, ndëryrja e skuadrës së emergjencës në plazh dhe ndëryrja e shpejtë e tyre ka bërë të mundur shpëtimin e tij.

I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me Njësinë e helikopterëve dhe po trajtohet nga ekipi i specializuar i mjekëve të këtij spitali.

Identiteti i të riut 18-vjeçar nuk është bërë i ditur por po merr ndihëmn e nevojshme mjekësore në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.