Një 17 vjeçe ka humbur jetën në plazhin e Velipojës ndërsa policia ka arrestuar një 24 vjeçar për “shkaktim të vetëvrasjes”. Shtetasja Enisa Dodaj me origjinë nga Burreli por banuese në Bathore të Tiranës kishte ardhur me familjen e saj për të bërë plazh por ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 17 vjeçares është konstatuar nga një peshkatar rastësisht rreth 800 metër larg bregut të detit.

Peshkatari menjëherë ka njoftuar policinë për trupin e pajetë. Ndërkohë dy të rinjtë që ndodheshin me motoskaf janë vonuar më shumë se 30 minuta dhe kjo ka ngjallur dyshime tek pronarët e motoskafit të cilët janë futur në ujë me mjete të tjera për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty kanë vërejtur se shtetasi Indri Bajraktari nga Postriba po dilte nga uji me not ndërsa kishte lënë motoskafin në ujë dhe po ashtu edhe vajzën 17 vjeçe.

Pasi e kanë pyetur se ku ndodhet vajza, 25 vjeçari deklaruar se e kishte nxjerr në breg dhe se e ka marrë xhaxhai i saj dhe ka tentuar që të largohet. Në aksin Shkodër-Velipojë pasi e ka identifikuar me shpejtësi ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Indrit Bajraktari nga fshati Kullaj i njësisë Postribë ndërsa jetonte në Angli dhe kishte ardhur edhe ai për pushime.

I pyetur nga policia për ngjarjen, 25 vjeçari ka deklaruar se vajza ka rrëshqitur nga motoskafi dhe se nuk mbante mend asgjë tjetër se çfarë ka ndodhur dhe është larguar. Policia e ka arrestuar të riun ndërsa ka ngritur për të veprat penale “shkaktimi i vetëvrasjes”, “moskallëzim krimi” dhe “pengim i veprimeve hetimore”.

Ajo që dyshohet nga ana e policisë nga veprimet paraprake është se dy të rinjtë kanë qenë duke ecur me shpejtësi me motoskaf dhe për një moment 17 vjeçarja ka rrëshqitur duke rënë në ujë dhe duke humbur ndjenjat. 25 vjeçari i frikësuar është larguar duke lënë aty 17 vjeçaren dhe motoskafin.

Shtetasja Enisa Dodaj kishte ardhur me familjen këto dy ditë ndërsa edhe i riu ndodhej për pushime në Velipojë ndërsa dy të rinjtë ishin njohur më përpara në rrjetet sociale dhe janë takuar në Velipojë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku humbi jetën 17 vjeçarja.

Artikulli paraprakSHKODËR, VRAU SHOKUN, “ARREST ME BURG” PËR STJUART SMAKAJ
Artikulli tjetërMBYTJA E 17-VJEÇARES NË VELIPOJË, DREJTORIA DETARE MERR VENDIMIN, PEZULLOHET LUNDRIMI I MJETEVE UJORE