Disa prej pronarëve të shezlongeve në plazhin e Velipojës kanë debatuar me drejtorin e policisë vendore Vehbi Bushati gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Ish-kryetari i komunës Velipojë Nikollë Marku, njëkohësh kreu i PD atje tha se policia ka shkuar politikisht për të goditur partinë demokratike.

Me drejtorin e policisë kanë debatuar edhe disa prej pronarëve të tjerë duke thënë se ky aksion është i padrejtë.

Pas debateve policia ka vijuar punën e saj në aksionin e ndërmarrë përsipër duke liruar hapësirat publike në plazhin e Velipojës të zëna forcërisht.

Nga ana tjetër të pranishëm kanë qenë edhe një numër i madh punonjësish të bashkisë të cilët pas orarit zyrtar të punës kanë mbërritur në Velipojë duke mbajtur mbi supe dhe duke i ngarkuar në kamionë shezlonget e sekuestruara nga policia