NUK IU BINDËN URDHRIT PËR NDALIMIN E PUNIMEVE NË OBJEKTET PA LEJE.Mbi 300 persona që kanë ndërtuar pa leje në Komunën e Velipojës janë dërguar në prokurori nga kryetari i kësaj komune Pashko Ujka. Edhe pse janë paralajmëruar që duhet të ndalin punimet nuk janë bindur dhe kanë vijuar që të ndërtojnë objektet e tyre.

Pas paralajmërimeve, kryekomunari ka dërguar në prokurori këto raste. Përvec kësaj burime pranë komunës Velipojë bëjnë me dije gjithashtu se janë vënë afro 110 gjoba për këto persona që nuk janë bindur urdhrit për të ndalur punimet. Secili është gjobitur me shumë minimale prej 3 milionë lekësh të vjetra që në total shkon 330 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që mësohet se kushdo tjetër që merr përsipër të ndërtojë pa leje në Velipojë përveç se do të gjobitet po ashtu do të ndiqet edhe penalisht. Kjo edhe për shkak të vendimit të kryeministrit Rama i cili ka ndalur dhënien e lejeve të ndërtimit e për rrjedhojë edhe ndërtimin e objekteve pa leje. Ndërkohë që nga sa mësohet për të evidentuar çdo objekt në Komunën e Velipojës ka mbërritur një grup ekspertësh nga agjensia e legalizimeve për të parë situatën në terren. Ekspertët gjatë këtyre ditëve do të piketojnë zonat më problematike të Velipojës e po ashtu edhe pjesët ku mund të ndërtohet. Në zyrën e kryeministrit Edi Rama sipas burimeve pranë komunës Velipojë deri me 20 dhjetor të këtij viti duhet të mbërrijë projekti i masterplanit. Ky masterplan që pritet prej shumë vitesh pritet që të normalizojë situatën në Velipojë. Nga sa mësohet ato ndërtesa që nuk përbëjnë problem për master planin nuk do të shemben ndërsa objektet e tjera që mbesin jashtë master planit me shumë gjasa do të prishen. Këto aksione për prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë pritet që të nisin në gjysmën e muajit janar të vitit të ardhshëm.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/JIjNRFdWoI8?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]